Muzikë

Paraqitje e shkëlqyeshme e këngëtares së re Vjollca Osmani

Këngëtarja e re Vjollca Osmani ka mbajtur koncertin e dytë solistik të sajin, në të cilin ka performuar këngë të këngëtarëve të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

Në sallën e Teatrit të Qytetit në Gjilan, e cila ka qenë e mbushur plotë me adhurues të muzikës, këngëtarja e re Vjollca Osmani ka lënë mbresa të shkëlqyeshme.

Ajo ka mbajtur koncert për festat e fundvitit nën përkujdesjen e profesoreshës së saj Besa Krasniqi, kurse mysafirë në këtë koncert ishin Endrit Rexhepi, Elona Sadiku, Erleta Rexhepi, Margareta Shabani, Rina Zejnullahu, Gresa Thaqi, Ermal Demiri, Genc Sinanaj dhe Ylli Morina.

Me paraqitjen e saj  Vjollca Osmani ka dëshmuar se është një këngëtare me aftësi të jashtëzakonshme vokale dhe se nga ajo pritet shumë në të ardhmen dhe se do të jetë pjesë e botës së muzikës.

Përpos këngëve të përzgjedhura dhe të interpretuara më shije pati edhe paraqitje të shkëlqyeshme skenike. Ngjarje të tilla muzikore dhe kulturore i duhen qytetit të Gjilanit, kurse Vjollca Osmani ka lënë mbresa të shkëlqyeshme tek publiku.

Vjollca Osmani, vijon mësimet në Shkollën e Mesme të Muzikës në Gjilan.

You Might Also Like