Muzikë

Sonte në Gjilan performojnë Elita 5, Naser Berisha dhe Hekuran Kryeziu

 

Në qendër të Gjilanit, në platonë para Teatrit të Qytetit, në Sheshin  “Agim Ramadani” sonte (e mërkurë) para publikut gjilanas do të paraqitet grupi i mirënjohur Elita 5, i cili pas një periudhe relativisht të gjatë do të përfermojë në këtë qytet. Pjesë e këtij koncerti do të jenë edhe këngëtari i mirënjohur gjilanas Naser Berisha dhe këngëtari Hekuran Kryeziu.

Ky koncert festiv që organizohet nga komuna e Gjilanit do të mbahet në kuadër të “Ditëve të diasporës”, ku përpos pjesës muzikore është përcjellë edhe me aktivitete të tjera./kryelajmi.com/.

You Might Also Like