Vllaznia ka filluar ‘misionin’ e përforcimeve, derisa ka zyrtarizuar marrëveshjen me tre futbollistë, raporton Gazetasheshi.com.
Pozheranasit kanë arritur të transferojnë Ejup Brrutin dhe Besart Morinën nga KF Kika, ndërkohë që e kanë prezantuar edhe ish-futbollistin e Gostivarit Bunjamin Ahmeti.
Ish-elitarët synojnë që gjatë ditëve në vazhdim të sjellin përforcime të reja në “Ibrahim Kurteshi”, ndërkohë që për ditën e mërkurë (16 janar) janë paralajmëruar edhe tri transferime të tjera.
Vllaznia e mbylli vjeshtën në pozitën e fundit të renditjes tabelare në Ligën e Parë me vetë tetë pikë të tubuara, ndërkohë tashmë i kanë ndezur ‘motorët’ për ta forcuar organikën e tyre dhe për ti shpëtuar më të keqes.
Futbollistët e ri janë prezantuar nga drejtori sportiv i këtij klubi Agron Pira dhe anëtari i kryesis së klubit Arsim Ostërgllava.