Sportet luftarake

Klubi i Karatesë “DRITA” Gjilan me 8 shpërblime në Federatën e Karatesë së Kosovës

Më datë 15.01.2019 në Hotelin “Sirius” në Prishtinë, Federata e Karatesë së Kosovës me një organizim të shkëlqyer shpalli laureatët për vitin 2018.
Klubi i Karatesë “DRITA” fitoi gjithsej 8 shpërblime.
Pas punës, përkushtimit dhe suksesit te treguar rezultojnë këto arritje:

Nart Klaiqi – Një ndër 5 garuesit më të mirë në Kosovë për grupmoshën 8 vjeç.

Erit Bajrami – Garuesi më i mirë në Kosovë për grupmoshën 12 vjeç.

Vesa Ibrahimi – Një ndër 10 garuesit më të mirë në Kosovë – Junior.

Edisa Beka – Një ndër 10 garuesit më të mirë në Kosovë – Junior.

Endrit Beka – Një ndër 10 garuesit më të mirë në Kosovë- Junior.

Shpresim Shabani – Një ndër 10 garuesit më të mirë në Kosovë – Senior.

Klubi i Karatesë”DRITA” pranoi po ashtu çmimet si:

Klubi i dytë më i suksesshëm në Kosovë për Kadet/Junior .

Klubi i dytë më i suksesshëm në Kosovë për Senior.

Falënderim i veçantë për punën e tyre të pandalshme me nxënësit tanë për Kryetrajnerin Blerim Hajdari dhe Trajnerët e Klubit Elhami Shabani dhe Albiona Asllani.
Po ashtu falenderojmë Kryetarin Arsim Ibrahimi , Kryesinë e klubit dhe të gjithë Prindërit e garuesve tanë për përkrahjen.

Jemi të kënaqur me këtë rezultat të arritur, shpresojmë që viti 2019 të jetë edhe më i suksesshëm për klubin tonë.

 

You Might Also Like