Gjilan

Deklarohet kompania, pas aksidentit tragjik që shkaktoi kamioni i saj

Kompania “Uji i Pejës” është deklaruar pas aksidentit tragjik të shkaktuar në Gjilan nga një kamion i saj.

Kompania ka thënë kamioni i përfshirë në aksident i ka pasur të kryera të gjitha kontrollet e nevojshme.

“Lajmin për aksidentin në qendër të Gjilanit, kompania “Uji Pejës” e ka përjetuar shumë rëndë. Aksident ky që u shkaktua nga kamioni i kompanisë tonë”, thuhet në deklaratën e “Uji i Pejës”.

“Ne fillimisht shprehim ngushëllime për familjen që humbi më të dashurin e tyre dhe të lënduarve të tjerë, u dëshirojmë shërim sa më të shpejtë”, vijon më tej deklarata.

“Kompania dëshiron që përmes kësaj komunikate, të sqarojë se kamioni i përfshirë në këtë aksident ka pasur të kryera të gjitha kontrollet dhe testet e nevojshme”, ka thënë “Uji i Pejës”.

“Ne jemi në pritje të raportit policor nga hetimet që janë duke u zhvilluar, që të kuptojmë shkaqet e sakta të këtij aksidenti”, përfundon deklarata.

 

You Might Also Like