Arti pamor

Nxënësja Besjana Sadriu hapi ekspozitë personale

Në ambientet e SHFUM “Agim Ramadani” të Zhegrës është hapur sot ekspozita personale e artit pamor e nxënëses së kësaj shkolle, Besjana Sadriu.

Ekspozitën e saj e hapi, Valdrin Bajrami, profesor i artit pamor dhe njëherit mësimdhënës i saj.

“Besjana është njëra nga talentet e cila deri më tash ka realizuar 130 punime artistike, si: pikturë, skulpturë, dizajn, arkitekturë duke përfaqësuar kështu veten me talentin e saj dhe arrijtur qëllimin. Dhe s’do mend se do të ketë suksese në të ardhmen”, tha profesori Bajrami.

Kurse, Xhelil Rrahmani, zëvendës drejtor i kësaj shkolle tha se punimet e ekspozitës janë të ralizuara falë talentit të Besjanes, por dhe motivimit dhe përkrahjes nga ana e  profesorit të artit pamor, Valdrin Bajramit.

Ndërkaq ka uruar që Besjana të ketë suksese të radhës edhe në të ardhmen.

E, Fatmir Haziri, kujdestar i saj, tha se Besjana na ka befasuar për të mirë me këto punime të bukura pamore./GJILANI.INFO/

You Might Also Like