Gjilan

“Lura” Agroturizëm ofron të gjitha kushtet për pushim, çlodhje, argëtim e ushqim bio

Aty pamja është e mrekullueshme, ajri i pastër e gjithkah ka gjelbërim. Në këtë vend, të gjitha stinët kanë bukuritë e veta, andaj vizitorët janë të shpeshte edhe në verë e edhe në dimër. Në lartësinë mbidetare 800 metra, tetë kilometra larg Gjilanit, në afërsi të fshatit Makresh, “Lura” Agroturizëm ofron të gjitha kushtet për pushim, çlodhje, argëtim, ushqim bio e çka jo tjetër.

Me një përvojë të gjatë në këtë veprimtari, afaristi Gani Buca, i cili së bshku me familjen e tij, ishte ndër të parët që qysh në vitin 2012 nisi biznesin e tij në këtë ambient të mrekullueshëm. Në një hapësirë tejet interesante, ku nga të gjitha anët sheh vetëm gjelbërim e bukuri natyrore, ai nisi veprimtarinë afariste, që rrethohet nga natyra e gjelbër, 300 hektarë pisha e 1500 hektarë mal. Ajri i pastër e ambienti i shëndetshëm, e bënë këtë vend më tërheqësin, menjëherë pas Prevallës në Malet e Sharrit.

Bukuritë natyrore të kësaj ane kishin joshur Ganiun, që më 2002 fillimisht bleu këtë hapësirë, në të cilën ai në fillim ngriti plantacionin e pemëve e më pas edhe restorantin. Tashti në këtë hapësirë janë të mbjella mbi 1000 fidanë qershi, mollë, dardhë e kumbull, të cilat vetëm këtë vit dhanë shumë rendimente, dhe të gjitha këto u shfrytëzuan për të bërë ushqim bio, disa lloje të reçeleve dhe pijeve alkoolike.

“Të gjitha këto pemë, por edhe perimet që kultivohen këtu shërbejnë për nevoja të restorantit”, thekson Ganiu, që shton se më 2016 kishin fituar një grant nga Bashkimi Evropian e i cili ka ndikuar shumë në zhvillimin e kapaciteteve dhe që ka bërë që të kalohet në konceptin e agroturizmit.

“Pretendojmë të punojmë vetëm me prodhime vendore bio. I kemi ndihmuar bujqit dhe kemi shtuar bashkëpunimin me prodhuesit vendor, andaj ne prej tyre i marrim prodhimet për lokalin tonë”, thotë Ganiu, që mëton tash këtë hapësirë t’a shndërrojë në formë fshati turistik.

Ky vend është shumë i përshtatshëm edhe për punë, ngase këtu është ngritur edhe salla e posaçme për konferenca, sikurse që janë ngritur edhe të gjitha objektet përcjellëse për një destinacion të tillë.

Në këtë hapësirë, tashti kanë ngre shtat edhe bujtinat, janë në prag të përfundimit shtigjet e ecjes, terrenet sportive për futboll, basketboll e veglat për fitnes dhe këndi argëtues për fëmijë, krejt këto falë punës së palodhshme dhe falë edhe ndihmës së BE-së dhe fondit të IPA-së për rritjen dhe zhvillim e turizmit rural.

 

(Shkrim i sponsorizuar)

You Might Also Like