OPINION

Tri dekadat e LDK-së në Gjilan

Valentina Bunjaku -Rexhepi

LDK po feston thuajse tri dekada të plota të themelimit të Degës së saj në Gjilan. Dega në këtë qytet e regjion, gjithmonë ka qenë e fortë, me përkrahje masive para e menjëherë pas luftës, për të kulmuar me suksese sërish në dy mandatet e saj udhëheqëse e për të fituar sigurt edhe mandatin tjetër të ardhshëm. LDK në Gjilan dhe kudo, emrin e parë në mendje e ka Ish-Presidentin historik, Ibrahim Rugovën, ndërsa pas tij, vlerëson lart të gjithë qytetarët e Gjilanit e Anamoravës, të cilët i qëndrojnë vazhdimisht afër LDK-së, por edhe si mënyrë jetese e kanë stilin, modelin dhe shembullin LDK-ist. Pas gjilanasve e anamoravasve, lidership të pakontestueshëm në nivel vendi e qyteti, vizioni i të cilit mori aq shumë vota, projekte e donacione, pa dyshim është kryetari aktual Lutfi Haziri. Ai së fundi, ka qenë ndër figurat më përfaqësuese dhe në kuptimin e vërtetë, lideri më me besim. Suksesi dhe modeli i tij lokal, nëse do të transferohej edhe në nivel qendror, do të ndryshonte krejt Kosova, qysh ka ndryshuar Gjilani. Suksesi 29 vjeçar në Gjilan i LDK-së, është sukses edhe lidershipit të Lutës, vizionit dhe besimit të plotë që ka prej qytetarëve. Prandaj Dega në Gjilan është me fat që ka një lider, që e marrin seriozisht të gjithë pa dallim. Po ashtu, Forumi i Gruas në Gjilan, mbetet forumi më i organizuar dhe më mobilizuesi për gratë. Kontribut të pashoq kanë gratë dhe vajzat e LDK-së, që punojnë vazhdimisht për ta mbajtur të ndezur frymën rugoviste. Prandaj, në fund, urime të gjithë qytetarëve të Gjilanit, kontributdhënësve, aktivistëve dhe grave të devotshme të LDK-së, ky përvjetor! E pafshim sa më shpejt LDK-në duke u udhëhequr nga ky regjion që mbeti prej ditës së parë me partinë më të madhe në vend! Anamoravës tashmë nuk i mungon lideri dhe tashmë do të mund t’i takoj krejt Kosovës! Gëzuar 29 vjet suksese në Gjilan!

You Might Also Like