Futboll

Munishi: Po shënojmë gol me kohë

Prishtina po shënon herët dhe deri në fund po ia del që t’a ruaj fitoren. Kjo nuk i ndodhi ndaj Besës, por me Gjilanin ia doli që rezultatin ta ruaj deri në fund. Kushtrim Munishi, kryetrajner i Prishtinës, ka thënë se ekipi i tij po shënon gol në kohën e duhur, por sipas tij, më pas po humbin raste dhe me Pejën pësuan e me Gjilanin për pak sa nuk u ndodhi e njëjta gjë.

“ Po bimjmë nën ndikimin e rezultatit. Këtë problem duhet përmirësuar. Skuadra po angazhohet e dobësitë do t’i përmirësojmë me kohë. Kur nuk jepen raste, atëherë mund të pësosh në fund. Me lojën jam i kënaqur. Detyrat po zbatohen nga lojtarët dhe për këtë jam i kënaqur”, ka thënë Kushtrim Munishi.

You Might Also Like