Libri

Një vepër e vogël e hartuar për trungun e familjes Grajçevci

Nuk ka më bukur se të shkruash për gjenealogjinë e familjes. Njerëzit vijnë e shkojnë, por vepra mbeten pas. Ata që ia hyjnë punës për të shkruar ndonjë dokumentar për familjet e tyre, jo vetëm se e ndriçojnë historinë familjare, por ata lënë gjurmë të pashlyeshme tek pasardhësit e tyre. Kjo është e rëndësishme dhe ka vlera të mëdha në jetën shkrimore. Nëpërmjet këtyre dokumenteve jetëshkimore, ndriçohet historia e familjeve tona, të cilat “sende” mbesin pas tek brezat e rinj.

Edhe Ilaz Jashari (1934), mësues në pension, i ardhur nga fshati Nasalë, komuna e Gjilanit, kaherë jetës publicistike i është rrekur me ngulmë. Pse jo? Ky mësues, ndonëse në moshë të shtyrë, krijimtarinë letrare e publicistike po e hulumton dhe po lë gjurmë. Ky është një “rast” i veçantë, për faktin se, të paktë janë ata që në moshën 81-vjeçare ia fillojnë krijimtarisë publicistike e letrare.

Ilaz Jashari është ndër mësuesit e hershëm, i cili jetën me ditar e filloi në fshatin e largët të Malësisë së Karadakut në Stançiq, më 1952. Ky mësues është nga fshati Nasalë, komuna e Gjilanit. Punoi si mësuese në Stançiq, Përlepnicë, Livoq të Poshtëm, Gjylekarë, Beguncë, Llashticë, Nasalë, mandej në Livoq të Poshtëm dhe në Gjilan në Shkollën fillore “Thimi Mitko” të këtij qytetit. Jo vetëm kaq.

Pas pensionimt të tij, ai ka filluar krijimtarisë publicistike e letrare. Ai ka botuar veprën publicistike e dokumentare “Jeta e ka rrugën e saj” më 2013. Pas dy vitesh, ai botoi veprën publicistike me elemente prozaike, me titull “Mala” (2015). Jo vetëm kjo vepër.

Ditë më parë botoi veprën e tretë kushtuar familjes së tij me titull “Familja e Grajçevcit në Nasalë”. Ky është një dokumentar i vogël, por i rëndësishëm për historikun e familjes së tij. Aty ka ngjarje, ka histori, por ka edhe pjesë gjenealogjike të prejardhjes së familjes së autorit. Kjo familje me mbiemrin Jashari, e ka prejardhjen nga fshati Grajçevc, komuna e Therandës (Suhareka).

Siç dihet, Grajçevci shtrihej në viset malore të Sharrit. Në këtë pjesë të Kosovës, fshatrat malore, toka e bukës ështe e pakët. Grajqevci është fshat që përbëhej prej shumë lagjeve, të cilat janë të një gjaku që i përkasin fisit Sopë. Sipas bisedave me njerëz, autori i këtij dokumentar ka ardhur në përfundim se, Grajçevasit e Nasalës dhe ata të Llovcës, i takojnë lagjës së Tërshërëve të fshatit Grajçevc. Andaj, autori, Ilalz Jashari, në parathënien e këtij dokumentari, pos tjerash, shton këto fjalë:

“Me këto shënime të shkurtëra u përpoqa sado pak t’u afroj të dhëna njerëzve të një gjaku, të familjes Grajçevci që u vendosën në fshatin Nasalë. Grajçevasit e Nasalës janë shpërngulur nga Nasala që të gjithë. Shumica e tyre jetojnë në Gjilan, por ka familje grajçevase të Nasalës që jetojnë në Shkup, Ferizaj, Prishtinë, në fshatin Livoç të Ulët dhe në fshatin Radivojc”. Autori i veprës shton edhe këtë se, “me këtë libër të vogël, gjeneratat që vijnë pas nesh të dinë për paraardhësit e tyre, ta njohin farefisin Graiçevasve të Nasalës, dhe ta dinë ku jetojnë njerëzit e

gjakut të tyre, të cilët e mbajnë të njëjtin mbiemër Jashari, e që dikur kishin jetuar në fshatin Nasalë.

Meqenëse të gjithë njerëzit e gjakut tonë e mbajnë mbiemrin Jashari, kjo e bënë më të lehtë që sado pak që njerëzit e gjakut tonë të shtohen në të ardhmen, ata do të mund të njohin vëllanë e tyre me emrin e përbashkët – Jashari. Autori e thotë edhe këtë në pasthënie, se “në libërth i kam paraqitur dhe emrat e trashëgimtarëve të secilit vëlla, vetëm nga ana e gjakut, ndërsa shënimet për pasardhëset, femrat i kam dhënë të përgjithshme, vetëm me emrin e tyre me kë janë martuar, ku janë martuar dhe ku jetojnë”.

Pra, është një libërth mjaft interesant për historikun e familjeve tona, të cilat e kanë një hershmëri të jetës së tyre në këto troje tona jetike. Libri nuk ka fotografi, por është një shkrim me interes për të gjithë se si do të duhej lënë pas shënime për familjet tona, sepse, historia e jeta nuk na falë për atë që kemi mundësi të bëjmë sot, për dje… Tefik Selimi

You Might Also Like