Viti

Në Viti qetë e sigurtë, por ka edhe disa shqetësime

Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, e vlerësoi gjendjen e sigurisë në këtë komunë si të qetë dhe stabile, por përmendi edhe një vrasje që ka ndodhur ditë më parë në Sadovinë të Qerkezëve të Vitisë.

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt. Në këtë mbledhje që është kryesuar nga zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu në veçanti është folur për gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë.

Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, e vlerësoj gjendjen e sigurisë në këtë komunë si të qetë dhe stabile por përmendi edhe një vrasje që ka ndodhur më parë në një fshat të Vitisë.

Megjithatë, ai ka folur edhe për parapërgatitjet për zbatimin e planeve operative për sezonin e veror. Kapiteni Halili ka falënderuar të gjithë ata që po bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe kërkoj që ky bashkëpunim të vazhdoj pasi që është në interes të gjithë qytetarëve.

Përndryshe anëtarët e këtij këshilli kanë paraqitur edhe disa shqetësime lidhur me gjendjen e sigurisënë këtë komunë duke përmendur disa raste të vjedhjeve si dhe të aksideteve në trafik.Aziz  Zuka

You Might Also Like