Gjilan

Ramadani takon autokombajnerët, gjithçka gati për korrje-shirje në Gjilan

Gjilan, 4 korrik 2019 – Komisioni Komunal për korrje-shirje është takuar sot me autokombanjerët e Gjilanit, të kryesuar nga drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ramiz Ramadani, ku janë diskutuar gjendja teknike e autokombajnave, kushtet, çmimi i korrjes dhe kushtet e furnizimit me karburante.

Nga autokombajnerët është kërkuar të presin vlerësimin e komisionit për të filluar korrje-shirjet për rreth 2 mijë e 100 hektarë grurw.

Kryetari i këtij Komisioni, njëherit drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Ramiz Ramadani, kërkoi mobilizim të të gjithë akterëve të përfshirë në fushatë, me qëllim të mbarëvajtjes së fushatës së korrje-shirjeve duke shtuar kujdesin edhe për ruajtjen e ambientit nga inicimi i mundshëm i zjarreve.

Ai kërkoi nga kombajnerët që të pajisen me aparate dhe pajisje tjera shtesë me qëllim të parandalimit të zjarreve eventuale që mund të jenë të rrezikshme në këtë periudhë kohore.

Gjithashtu, nga kombajnerët është kërkuar që të mos nxitojnë në fillimin e korrjes, para se komisioni ta vlerësoj pjekjen teknologjike të grurit dhe ta bëjë hapjen zyrtare të fushatës.

Përndryshe, në komunën e Gjilanit këtë vit janë të mbjella rreth 2100 hektarë grurë, 80 hektarë elb dhe 30 hektarë tërshërë, ndërkaq do të operojnë 60 autokombajna të mjaftueshëm për përfundimin e shpejtë dhe të suksesshëm të fushatës në koordinim të plotë për fillimin e koordinuar të grurit.

You Might Also Like