Ardhja e mërgimtarëve tanë për pushime që ato ti kalojnë në gjin familjar dhe për tu qmallur me më të dashurit e tyre me shokë dhe miq, ka bërë që edhe në komunën e Vitisë komunikacioni rrugor të jetë i ngarkur dhe aty këtu edhe të vozitet me vetura me shpejtësi që kalojn normat e lejueshma, ka bërë që të rrezikohët edhe komunikacioni e këtë rrezik po e shtonë edhe numri i shumtë i dasmave dhe ahengjeve që orgnizohën në këtë kohë, ka bërë që lidhur me këtë të pronocohet edhe Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi /EVSB/ i komunës së Vitisë, i cili përmes një Komunikate, APELON te qytetarët, që mos të bëjnë veprime të kundërligjëshme, gjatë sezonit veror në ahengje të ndryshëme dhe në dasmat e tyre. EVSB, në këtë komunikatë thotë se gjat kësaj jave, ka identifikuar se në dasma ka vrejtënjë dukuri shumë të rrezikshme kur gjatë lëvizjeve të automjeteve, janë vërejtur përsona duke kërcyer, duke dalur nëpër dritare të automjeteve në lëvizje,me gjysmën e trupit, në pjesët e jashtëme të mjetit duke rrezikuar vetën dhe të tjerët, prandaj EVSB kërkon nga zyrtarët policor, nga njësitë e trafikut rrugorë që të zbatojnë nenin 185.1(ligji mbi sigurin e komunikacionit rrugor),i cili përcakton se:
Gjat kohes së lëvizjes së mjetit nukë lejohet që përsonat të kërcejnë, të hapin dyert dhe të dalin me pjesë të trupit jashtë mjetit,të ulen në dritare,(nëpër dasma apo ceremoni të ngjashme)në pjesët e jashtme të mjetit,të shtëna me armë zjarri etj.
EVSB, duke parë këtë situatē dhe gjendjen aktuale sa i përket këti fenomeni negativ,fton qytetarët, dasmorët dhe ngasësit e automjeteve,që mos të bien në kundërshtim me ligjin,dhe mos të bëhen shkaktarë të rrezikimit të jetrave të të t’jerëve.Mos të shëndrrohen ahengjet dasmat,nga gëzimi në hidhërim.
EVSB,njofton qytetarët se:Nëse ata nukë kursehen nga veprime apo dukurit e tilla,e që janë të kundërligjëshme,atëher Policia e Kosovës(PK),do të veproj konform detyrimit ligjor që kâ.
Për veprimin në kundërshtim me dispozitat e nenit të lart cekur,është paraparë gjoba prej:130 euro për pasagjerin,si dhe 130 euro edhe ndaj ngasësit(shoferit)të mjetit thuhet veq tjerash në këtë komunikatë të EVSB të Vitisë të nenshkruar nga Koordinatori Imri Emërllahu.Aziz Zuka