Në 121- vjetorin e lindjes dhe në 75- vjetorin e Betejës së Kikës, në Gjilan, Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Gjilan organizon TRIBUNË SHKENCORE: SYLË ZARBINCA, MARTIR I SHQIPËRISË ETNIKE
Tribuna Shkencore i fillon punimet në orën 10:00 në Bibliotekën “Fan S. Noli” në Gjilan.
Sic ka theksuar Naim Musliu, kryetar i degës së LHK “Ali Hadri” në Gjilan, në këtë tribunë shkencore do të paraqiten 13 studiuesë, të cilët do të trajtojnë tema të ndryshme nga jeta dhe veprimtaria e këtij patrioti të shquar. Sipas tij, do të paraqiten këta studiues me këto tema:
- Naim Musliu, Gjenealogjia e familjes së Sylë Zarbicës;
- Avni Maliqi, Fëmijëria dhe rinia e Sylë Zarbincës;
- Jeton Idrizi, Sylë Zarbinca dhe Gjilani gjatë Luftës së Dytë Botërore;
- Faik Sahiti, Sylë Zarbinca një nga prijësit e shquar ushtarak në luftën për liri;
- Enis Abazi, Beteja e Velegllavës;
- Alban Dobruna, Sylë Zarbinca dhe Beteja e Kikës;
- Besnik Kurteshi, Roli dhe kontributi i Sylë Zarbincës në Betejën e Desivojcës;
- Blerim Haziri, Fazli (Ukë) Ramadani, bashkëluftëtar i Sylë Zarbinës, si dhe udhëheqës i Betejës së Çarrit;
- Rexhep Arifi, Roli dhe veprimtaria e Sylë Zarbincës në vitet 1944 – 1946 dhe vrasja enigmatike e tij;
- Fitim Rifati, Pikëpamje psikohistorike mbi vrasjen e Sylë Zarbincës;
- Nexhmedin Sejdiu, Bashkëpunëtorët më të ngushtë të Sylë Zarbincës;
- Merita Veseli – Berisha, Vendi i Sylë Zarbincës në histori, historiografi dhe shtypin shqiptar;
- Enver Sadiku, Folklori dhe institucionet për Sylë Zarbincën