Libri

NAIM FETAJ VJEN ME LIBRIN E KATËRT POETIK, “MË LANË EDHE PA KËNGË”

Sapo ka dalur prej shtypit, përmes Shtëpisë botuese “Beqir Musliu”, libri i katërt poetik i poetit Naim Fetaj, “Më lanë edhe pa këngë”.

Poeti dukagjinas, i cili prej dekadash jeton e vepron në Gjermani, u lind më 7 shkurt 1961, në Strellc të Deçanit.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa atë të mesme
në gjimnazin “Vëllezërit Frashëri në Deçan.
Ka mbaruar Fakultetin Filozofik – Dega Letërsi dhe
Gjuhë Shqipe në Universitetin e Prishtinës.
Deri më 5 korrik 1990 ka punuar si gazetar në programin
dokumentar të Televizionit të Prishtinës.
Nga viti 1991 e këndej, jeton dhe vepron në Gjermani.
Naim Fetaj, pos gazetarisë, është marrë vazhdimisht
edhe me poezi. Ka botuar në të gjitha gazetat dhe revistat
e kohës, në Kosovë, por edhe në Maqedoni e Shqipëri.
Është bartës i shumë shpërblimeve letrare dhe autor
tekstesh i disa këngëve.
Është përfshirë dhe në shumë vëllime të përbashkëta
poetike, ndërsa deri më tash ka botuar:
“Yjet bëjnë roje”,
“Terrinë përtej diellit” dhe
“Vezullimë thinjash”
“Më lanë edhe pa këngë”, është vëllimi i katërt poetik i tij.

You Might Also Like