Në vazhdën e takimeve mobilizuese që po mban me anëtarë dhe simpatizant të AAK-së , Kryetari I degës së AAK-së në Viti dhe Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Faruk Nura, ka vazhduar punën edhe sot në terren. Një tubm i tillë është mbajtur edhe në Nëndegën e AAK-së në Verban, e në tubimin mobilizues të strukturave dhe aktivistëve të saj, kjo nëndegë i dha një mbështetje të madhe Faruk Nures, për Shtetin 100%, të kryesuar nga Kryeministri, Ramush Haradinaj.
Gjithashtu me punën e zëvendësministrit Nura, sot në nëndegën e AAK-së, shumë qytetarë iu bashkuan atij në Verban, dhe vlen të përmendet se edhe z.Fadil Ukshini, një ish aktivist i PDK-së u bë pjesë e AAK-së.
Aziz Zuka