U takuam prapë në shkollën që mban emrin e poetit të madh, Nazim Hikmet, për t’u besatuar e dakorduar edhe një herë se, Dobërçani nuk ka votë për ata që ndalën zhvillimin e Republikës. Dobërqani kaherë është rreshtuar krahas Lëvizjes, e ka mbështetur prej nismave të para, në ballë të çdo proteste e aksioni kundër të keqës, kanë ngritur zërin kundër krimit e shkeljeve të ligjit, andaj sot banorët e këtij fshati kanë të drejtë të fillojnë festën, pasi #ErdhiDita e fitores. Erdhi dita e kthesës së madhe.