OPINION

Njeriu që e ndihmoi Kosovën dhe popullin

Atë ditë shtatori, kur vdiq Bejtullah Kqiku, tash e 10 vjet, njeriu më bamirës në Kosovë, i madh e i vogël në Gjilan e rrethinë, kanë ndie dhembje. Dhembja ishte e madhe dhe e rëndë. Pse jo? Bejtullah Kqiku ka qenë një bamirës I madh në jetë. Dhe, mu për këtë, njerëzit kanë ndjerë dhembja për te. Ai (Bejtullahu), ua rifilloi jetën shumë familjeve skamnore. U doli në ndihmë më dru, miell e “sende” tjera. Ndihmat e tij janë të shumta e të mëdha. Nuk ka lënë familje dëshmorësh, skamnorësh, familje të martirëve e të tjerë, që ky njeri human që nuk u doli në ndihmë. Ishte njeri zemërmirë dhe shumë human. E ndihmoi Kosovën dhe popullin e saj.

Bjetullah Kqiku nuk jeton më. Ai jeton i qetë, por vepra e tij humane nuk harrohet për jetë. Dhe, thonë, njerëzit e mëdhenj bëjnë vepra të mëdha. Edhe Bejtullah Kqiku, 63-vjeçar, nga Gjilani, ndonëse na mungon, vepra e tij jeton dhe është e “gjallë”. Ai nuk punoi vetëm për vete, por edhe për të tjerët. E pati zemrën e madhe. Ai ishtë një njeri që e deshi punën dhe njerëzit.

I madh e i vogël nga Dardana e Gjilani, por edhe nga meset tjera të Kosovës dhe jashta trollit kosovar, e njohin Bejtullah Kqikun si humanisti i madh në jetë. Ai, me punë të palodhur ia “krijoi”vetës imazhin e njeriut human. Ku e kërkoi puna e nevoja, Bejtullah Kqiku ndihmoi pa kursyer nga xhepi i tij. Vajza e tij Xhevahirja, ish nxënëse e gjimnazit, shton: “Nuk mund ta mendoj dhembjen ndaj prindërit. Ai nuk ka qenë prind vetëm imi, por ka qenë “prind” edhe i të tjerëve. Sa herë njerëzit kanë ardhur këtu në zyrë të tij të kërkonë ndihmë, ai nuk i ka lëshuar pa i ndihmuar. Unë me sy të mi kam parë se si i nxjerrte paratë ng xhepi dhe u ndihmonte njerëzve. S’e dij çfarë njeriu ishte.

Kurrë nuk ka kursyer për askend. Unë, nga dita e pare, kur ai ka pasur dhembje trupi, nuk jam larguar dot. Ate e kam pasur jo vetëm prindër, por edhe një “shoki” jete e pune. Jo, kur sot ia përmendi emrin, më shkojnë lotët zvarr…E dërguam edhe në Turqi për ta mjekuar, por ja sëmundja e rëndë dhe nuk pati shërim:, shtoi me lot në sy vajza e tij Xevahirja, e cila, sa herë e zinte fjalën e të atit, Bejtullahut, ajo qante dhe lotët nuk mundte t’i ndalte. Shih për këtë, ai ka ndihmuar me qindra e mijëra familjarë skamnorë, familje luftëtarësh, dëshmorësh, ka ndërtuar rrugë, shkolla, ambulanca, por ka dhënë shumë edhe për botimin e librit shqip, ku e mori epitetin “Miku i madh i librit”.

Bejtullah Kqiku u lind më 1943 në Velegllavë të Dardanës. Si vogël, ai u interesua të punojë dhe të fitojë për ta mbajtur gjallë familjen. Kur Bejta e nisi punën, ishte kohë e vështirë dhe e rëndë. Në Luftën e parë Botërore, barbarët serbë ia djegin shtëpinë. Po edhe në Luftën e Dytë, atij ia djegin shëpinë tjetër. Jeta nuk u ndalë… I ati i tij, Ademi, nuk e la Bejtën pa shkollë. Ai e regjistroi Bejtullahun në shkollën fillore, më 1955/56. Mësues të parë, Bejta e pati Hysen Ibishin nga Strezvci i Babushit.

Kur i vdiq i ati, Ademi, më 1959, iu dhimbs shumë dhe e ndjeu vetën keq. Ishte fëmija më i madh në familje. Iu desh që në familje ta merr timonin e jetës. Ai, pa u hamendur shumë, e morri rrugën e kurbetit për në Banat (Vojvodinë). Më vonë ate e shohim duke shitur dru nëpër

qytete të ndryshme. Dhe jo vetëm kaq. Bejta, në vitin 1964 shpërngulet nga Velegllava e vie në Gjilan. Në fillim ai nuk pati shtëpi dhe iu desh të strehohet te daja i tij në banesë. Më 1966/67 Bejta e fillon punën si taksist në Gjilan. Bleu një makinë “Moskviç”, me të cilën punoi e fitoi “pak”. Ai kurrë nuk e harroi vendlindjen, Velegllavën, të cilën, si thonë të familjes së tij, gjumin e bëri në Gjilan, ndërsa ëndërrat i shihte atje në vendlinje, Velegllavë. Punoi e nuk u ndalë në jetë. Ai fitoi përvojë të madhe në vozitje. E la makinën dhe në vitin 1966/86 ate e shohim si vozitës në Ndërmarrjen Transportuese “Kosovatrans” në Gjilan. Këtu punoi afro 20 vjet rresht. Ai mbajti vija të shumta e të largta me autobus. Punoi 14 vjet pa u ndarë nga timoni i makinës. Por, ai udhëtoi edhe më larg, si: në Turqi, Itali, Siri,

Spanjë, Rumani etj. Dhe më 1 janar të vitit 1990, i hapi ndërmarrjen e vet private të pagëzuar “Bejta-Comerce”. Bleu 4 autobusë dhe vazhdoi jetën çdo ditë për Ferizaj, Prishtinë, Kamenicë, Bullgari, Sofje e Qysendil. Dhe 15 korrik të vitit 2000, ky njeri i “vogël” e hapi Kompaninë e Gyrthyesit në Llabjan me emrin “Bejta Komerce”. Kjo është kompania e parë private në Kosovë. Me këtë kompani, Bejtullah Kqiku bëhet personalitet i njohur në Kosovë. Ai me Kompaninë e tij po e ndihmon Kosovën në shumë fusha të jetës.

Në vitin1995, Kompania “Bejta comerc” e Gjilanit i ka kushtuar tërësisht veprimtarisë prodhuese në lëmin e drurit, ku ka rrumbullakësuar procesin teknologjik nga furnizimi me lëndë të parë (100% vendore) e deri te prodhimet gjysmëfinale dhe finale. Prodhimet gjysmëfinale të kësaj Kompanie, që janë të një cilësie të lartë, arrijnë të depërtojnë edhe në tregun e jashtëm, si: në Itali, Greqi, Egjipt etj.

Ndërsa, në Kosovë, prodhimi i tij nuk ka vend që nuk plasohet, i cili ka bërë ëmër dhe dita-ditës po e pushton çdo skaj të vendit tonë. Jo vetëm kaq. Kjo Kompani ka ndihmuar bibliotekat tona, rregullimin e varrezave të dëshmorëve, ngritjen e lapidarëve, pllakave përkujtimore, familje të dëshmorëve, qendra memorialësh, botimin e librave të autorëve privatë, ndëtimin e xhamive, klubet sportive, teatrot, hotele, radio stacione lokale, partitë politike, ansamble e shumë e shumë të tjera.

Dhe, me rastin e vdekjes së Dr. Ibrahim Rugovës më 21 janar 2006, Bejtullah Kqiku, autorit të këtyre radhëve i pati shtuar këto fjalë: “Nuk është dashur të vdesë Presidenti ynë Rugova. Ai ka qenë një njeri i Shenjtë. Ka qenë intelektual me plot kuptimin e fjalës. S’di, unë e kam çmuar shumë. Ai dhe vetëm Ai e ndryshoi historinë e popullit shqiptar. Në historinë e popullit shqiptar, Ai mbeti njeriu historik e i pavdekshëm. Dhe, ia pata për borxh t’ia rregulloj kompleksin memorial. Ate ia bëra ashtu si ështyë. Të gjitha punët i kreva, se e kam dashur dhe s’mund ta harroj për jetë të jetës.

E deshi bota, e nderuan burrat më të mëdhenj të botës dhe, Ai na solli gjer këtu, kur Kosova, edhe para aktit të kryer, të pavarësisë, ajo u njoh nga të gjithë. Rugova ka qenë njeriu më i merituar në jetë. Ai u shkri si qiriu i Naimit të madh për Kosovën që ajo të pavarësohet e të bëhet shtet. Dhe, mu atëherë kur ajo (Kosova) ta fitojë pavarësinë, që edhe së shpejti kjo do të bëhet realitet, atëherë dr. Rugova do të jetë nënshkruesi i saj. Pra, njerëzit e tillë janë të rrallë që i lind natyra të shenjtë dhe shkojnë në Shenjtëri. I qoftë lehtë dheu i Kosovës!/Tefik SELIMI

 

You Might Also Like