Muzikë

Qendra Kulturore “ANAMORAVA” me  tri çmime në Festivalin tradicional “Tingujt e Vendlindjes” në Stagovë të Kaçanikut

 

Qendra Kulturore “ANAMORAVA”, është prezantuar me program të pasur dhe repertoar shumë të pëlqyer nga publiku në Festivalin tradicional ,,Tingujt e Vendlindjes” që u mbajt në Stagovë të Kaçanikut.

 

Pas shumë performancave në festivale, koncerte e evente të ndrysjme mbrenda dhe jashtë me karakter kombëtar e ndërkombëtar, ky ansambel arriti të i sfidoi dhe kesaje radhe në Festivalin tradicional, “”  Tingujt e Vndlindjës “ në Stagovë.

QKA,,Anamorava” dhe me performancen e saj, arriti të veçohet nga juria profesionale, e cila e shperblye me tri çmime kryesore të festivalit.

 

Çmimi i parë “Ansambli më i mirë i Festivalit”, çmimi “Vallja më e mire tradicionele”, si dhe çmimi i ” Instrumentistit më të mirë”.

 

 

Për sukseset e treguara në këto aktivitete ,drejtuesit e QK,,Anamorava” kanë falenderuar stafin e Ansamblit dhe njiherit Institucionet komunale, si dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport, për përkrahjen e pa rezervë.

Aziz Zuka

You Might Also Like