Muzikë

Nga Fondacioni i këngëtares Dua Lipa -Sunny Hill, përfiton edhe Shkolla e Muzikës në Gjilan

Fondacioni i këngëtares Dua Lipa -Sunny Hill ndau donacion për Shkollën e Muzikës në Gjilan.
Ky fondacion i mbështetur nga Dua Lipa dhe i themeluar si pjesë e Festivalit “Sunny Hill” ndau një shumë prej rreth 100.000 euro për OJQ, aktivitete kulturore dhe shkolla të suksesshme të Muzikës në Kosovë.

Çmimin e Shkollës së Muzikës në Gjilan, e pranoi drejtori, Kushtrim Jakupi i cili tha se është i kënaqur dhe i privilegjuar qê nê emër të nxënësve tê shkollës, tê pranoj këtë donacion i cili është shumë domethënës dhe ka simbolikën e tij që fëmijët tanë të talentuar duhet mbështetur edhe mê shumë sepse ata dinë të arrijnë majat botërore sikurse Dua.

“Sa mirë kur ylli jonë i muzikës, nuk i harron dhe i vlerëson talentêt e shumtë nga vendi prej nga ajo vjen”, ka thënë Jakupi, i cili falënderoi Dua Lipën dhe të gjithë miqtë e sajê nga “Fondacini Sunny Hill” për këtë mbështetje për shkollën.

Në konferencën me Media tê mbajtur nga ylli i muzikës Dua dhe babai i saj Dukagjin Lipa u shpalos projekti i festivalit të muzikës “Sunny Hill” i cili do te zgjas 3 ditë, nga data 10, 11 dhe 12 Gusht dhe do tê mbledhë artist muzikor të njohur botëror dhe vendorë si dhe do të ketë karakter human.

You Might Also Like