Në Viti sot, është mbajtur diskutimi publik për Propozim Rregulloren për Transparencë në Komunën e Vitisë. Zyrtarët për Informim Publik, Agron Abazi dhe Mustafë Mehmeti, kanë prezantuar këtë propozim rregullore e cila sic thanw ata e njejta është harmonizuar me udhëzimet e reja administrative që kanë të bëjnë kryesisht me transparencën, por edhe me Ligjin e ri për Qasje në Dokumentet Publike.
Gjithashtu u tha se ky propozim dokument me vendimin e Kuvendit Komunal të Vitisë, ka qenë në shqyrtim publik për një muaj ndërsa harmonizimi i tij ligjor është bërë nga Zyra Ligjore në Viti.
“Kjo propozim rregullore është në interes të publikut me të cilën rritet transparenca në punë e Institucioneve komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje.
Ky dokument gjithashtu rregullon edhe pjesëmarrjen e publikut në mbledhjet e Kuvendit të Komunës dhe komiteteve të tij, takimet dhe konsultimet me publikun, para miratimit të akteve të Komunës, qasjen në dokumentet publike të Komunës, peticionet, publikimi i dokumenteve në Web faqen zyrtare të komunës si dhe shumë procedura të tjera”, u shpreh Mehmeti. Ai falënderoi Asociacionin e Komunave të Kosovës, Misionin e OSBE-së në Kosovë, Zyrën ligjore në Viti si dhe të gjithë të tjerët që në punëtoritë e ndryshme të organizuar me Kolegjiumin e Transparencës kanë mbështetur hartimin e këtij dokumenti. Gjatë këtij diskutimi publik të pranishmit kanë parashtruar disa pyetje por nuk pati rekomandime për ndryshimin e kësaj Propozim Rregullore. I njejti si propozim document me rwndwsi do të shkoj për shqyrtim dhe miratim në njerwn nga sencat e Kuvendin Komunal të Vitisë. Aziz Zuka