Sportet me dorë

AR Katana mbanë gjallë ëndrrën e KB Drita

Në vitet e pasluftës, KB Drita si asnjë klub tjetër në Kosovë ia dilte të mbushte sallën përplot, ndeshjet e basketbollit konsideroheshin festë e publiku kënaqej më të adhuruarit e tyre. Tradita vazhdoi edhe në vitet në vijim, për t’u zbehur më pas, ngase klubi po mbahej me vështirësi.

Ky ekip, tashti së fundi ka nisur të mobilizohet, edhe pse nuk garon në elitën e basketbollit kosovar. Sivjet, KB Drita ka një ëndërr, atë të rikthimin në elitë e këtyre ditëve këtë ëndërr më të arritshme e ka bërë Kompania AR Katana, e cila ka vendosur që t’i dalë në ndihmë KB Drita, me shpresë se kjo ndihmë do të vazhdojë edhe në të ardhmen edhe nga njerëz të tjerë vullnetmirë, por edhe nga institucionet tona.

Muhamet Ajrullahu, pronar i AR Katana, ka theksuar se ka vendosur që t’I dalë në ndihmë ekpit të basketbollit, duke parë nevojat që ka ky klub. Sipas tij, qyteti i Gjilanit e meriton që të ketë një klub në ligën më të lartë të basketbollit, andaj ai dëshiron që të jap kontributin e tij në këtë drejtim.

Arben Bislimi, dikur kapiten i KB Drita, tashti ka marrë një rol krejt tjetër, atë të kryetarit të klubit dhe sic thekson ai KB Drita e falënderon zotin Ajrullahu për kontributin e dhënë duke u zotuar se lojtarët dhe shtabi teknik do të mundohen që këtë t’a kthejnë me rezultate.

Sipas Bislimit, KB Drita për momentin është në pozitën e tretë dhe me një përforcim të mirë në play-off mund të bëjë ëndrrën realitet, ngase në elitën e basketbollit kosovar vendi i parë inkuadrohet direkt, derisa vendi i dytë do t’a luaj ndeshjen e barazhit me ekipin e parafundit dhe fituesi merr vizë për rang më të lartë garash.

Në KB Drita, tashti janë në vlugun e përgatitjeve për stinorin e ri, kurse klubi edhe njëherë falënderon AR Katana dhe pronarin e saj për kontributin e dhënë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like