Sportet me dorë

Volejbollistët e Dritës fitues të Kupës së FVK-së, sollën trofe në Gjilan pas një kohe të gjatë

 

Në një ndeshje për infarkt, volejbollistët e Dritës në finalen e Kupës së Federatës së Volejbollit të Kosovës kanë mundur ekipin e KV Ferizaj me rezultat të ngushtë 3:2 dhe pas një kohe të gjatë kanë sjellë një trofe në Gjilan.

Drita e riorganizuar këtë vit, pasi ka marrë vendin e parë këtë vjeshtë në kampionatin vendor, në finalen e Kupës së FVK-së, të zhvilluar në Skenderaj është përballur me ekipin e Ferizajt dhe falë përqendrimit më të mirë dhe forcës më të madhe fizike ka ngadhënjyer në dramën në pesë sete.

Djelmoshat e drejtuar nga Idriz Berisha fillimisht e nisën lojën jo mirë ngase setin e parë e humbën me rezultat 25:12. Kjo nuk i demoralizoi volejbollistët e Dritës, të cilët arritën që të këndellën në setin e dytë e fituan me rezultat 25:23.

Seti i tretë sërish u takoi ferizajasve me rezultat 25:20, derisa gjilanasit sërish u rikthyen duke ngadhënjyer me rezultat 25:23 për të barazuar rezultatin në 2:2, andaj u desh që të luhet seti i pestë, ai vendimtar. Në këtë set fillimisht më mirë luajti Drita, deri në pikën 8 kur u desh që të ndërrohen anët, kurse Ferizaj ia doli të rikthehet dhe rezultati sa ishte në dobi të njërit ekip sa në të tjetrit, kurse sa më shumë që afrohej fundi, ferizajasve shkonte duke iu dridhur dora dhe humbnin shërbimet radhazi, por ishin shumë të mirë në fazën e sulmit. Lojtarët e Dritës luanin shumë sigurt, duke mos humbur sulmet dhe që të dy ekipet arritën të sigurojnë nga 15 pikë e në vazhdim Drita u gjet më mirë dhe e fitoi setin me rezultat 18 : 16 dhe fitoi kupën e FVK-së./kryelajmi.com/.

 

You Might Also Like