Viti

Debelldehu, “i harrur” nga shteti dhe pushteti, fshat që po boshatiset në heshtje!

Fshatit  Debelldeh i cili shtrihet në zonën kufitare me Maqedoninë e Veriut edhe pas 20 vjet në liri nuk po i ndalen telashet dhe vështirësitë. Ky fshat i cili gjendet në zonën kufitare në Malet e Karadakut dikur numëronte mbi 74 shtëpi dhe 740 banorë e kishte edhe 120 nxënës, punonte dhe ambulance shëndetësore dhe jetohej mjafte mirë në këtë fshat kodrinor – malor. Kështu ishte dikur e si është gjendja tani na flet ish-aktivisti i këtij fshati, veteran i luftës së UCK-së Hamdi Hasani. Teksa flet bashkëbiseduesi i ynë , ai shpreh shqetësimet dhe brengën se si tani edhe pse jetohet në liri fshati është harruar  nga shteti dhe pushteti komunal  dhe  sipas tij, edhe ky fshat po boshatiset në heshtje sikur edhe Mjaku, fshat fqinj shkollën fillore të ciklit të ulët me rreth edhe  Debelldehu, ka kushte të mira për jetesë dhe këtu mund të jetohet mirë edhe me  bujqësi e fshati ynë është i njohur veçmas me kultivimin e Patates thotë Hamdi Hasani,pastaj edhe me blegtori por edhe po  të kishte investime të mirëfillta  edhe në zhvillimin e turizmit.

 

Teksa flet për të kaluarën e fshatit ai shqetësohet për të tashmen ngase thotë se fshati në këto vitet e fundit me të madhe ka filluar të boshatiset si në heshtje ngase pushteti komunal ia ka kthyer shpinën dhe nuk investon fare. Se është kështu ai thotë se tash në fshat kanë mbetur të jetojnë vetëm  18 familje rezidente e  një pjesë e tyre tashmë janë përgatitur që edhe ata të migrojnë në Viti për çka edhe kanë blerë troje.

 

  Debelldehu i ”harruar” nga shteti dhe nga pushteti komunal !

 

Se Debelldeu me të gjithë ato probleme që  i pati  në ish -Jugosllavi dhe nga   ish pushtuesi serb që I bëri shumë zullum me vendosjen e kufirit në mes Serbisë e Maqedonisë në vitet 90-99,  ata qëndruan stoikisht me shpresë që një ditë do të vjen një ditë e mirë ku dashtë ëoti dhe u çliruam nga okupatori serb dhe filluam një jetë më të lirë dhe më të mirë  por fatkeqësisht thotë bashkëbiseduesi ynë  Hamdi Hasani, kështu nuk ndodhi edhe pas 20 vitesh në liri ! Ata  nisën  t’i humbin  shpresat në shtetin dhe sidomos në pushtetin lokal. Sepse dikur jetuan më mirë se tani,kur  them kështu, jam shumë I mllefosur dhe këtë thënie të tij Hamdi Hasani e mbështetë në faktin se  Debelldehu para luftës së fundit kishte diku afro 74 shtëpi kishte rreth 740 banorë, kishte më shumë se 120 nxënës, kishte Ambulancë shëndetësore dhe shitore, kishte mësimdhënësit e fshatit e të  vetmin burim e kishte bujqësinë dhe disa të tjerë I kishte në kurbet, fshati kishte më shumë se 3500 krerë dele kishte, 600 krerë lopë kishte rreth 200  kuaj, mbillej  gruri patatja dhe misri  e që sipas të dhënave nga maqinisti  që atëbotë kishte makinën për fshirjen e grurit Jahi Hasani, atëbotë janë korrë dhe shirë deri 200 tonë grurë kurse sot as edhe  një gram të kësaj kulture e kjo si pasojë e moskujdesit institucional!

 

 

 

 

Tani në Debelldeh nga 74 familje sa kishte dikur jetojnë vetëm 18 familje !

 

 

Hamdi Hasani shprehet I brengosur kur thotë se tani në fshat jetojnë rreth  18 shtëpi dhe krejt kjo si pasojë e moskujdesit institucional qendrorë dhe sidomos ky lokal. E deri te kjo shpërngulje masive është bërë kohëve të fundit në mungesë të kushteve elementare për jetesë, nuk ka ambulancë, nuk ka nxënës dhe shkolla rrezikon të mbyllet nuk ka transport publik për bartjen e nxënësve në shkollë , mungojnë investimet në ndërtimin e infrastrukturës fizike .Deri para disa kohësh ky fshat u ndihmua vetëm në kohen kur  ishte gjallë presidenti  Ibrahim Rugova, kur ishte kryeministëri I ndjeri  Bajram Rexhepi dhe kryetar komune Musa Misini,  kur u  asfaltua rruga në gjatësi rreth 12 kilometra dhe u  hap ambulanca e kur gëzimi I banorëve ishte I madh e të thuash të gjithë banorët gëzonin të drejtën e një ndihme sociale mujore prej  85 euro duke falënderuar në atë  kohë zotin Ahmet Isufin si ministër, e  me ardhjen në pushtet PDK-ja  në Viti e  Nexhmedin Arifi, kryetar,  janë shtruar vetëm 250 metra asfalt në Debelldeh, por është  mbyllë ambulanca gjoja në mungesë të kuadrit, e me ardhjen në pushtet lokal të LDK-së  dhe Sokol Haliti I është vënë kulmi padrejtësive që na janë bërë tash e 6 vite, shprehet Hamdi Hasani .Në vend se të na ndihmoj ai veç sa na shkatërroi . Pos  një ndihme që dha  800 pula të kuqe nga  0.80 cent për kokë pule  dhe 11. tonë farë të patates nuk ndihmoi me asnjë ndihmë apo subvencion e çka është me e keqja  që ka bërë ai është edhe vendimi për ndalimin e transportit të nxënësve deri në Viti dhe anasjelltas me një kombibus dhe pikërisht ky veprim I tij ndikoi dukshëm që banorët me të madhe u detyruan të shpërngulën  për shkollimin e fëmijëve.

Komuna e Vitisë, ndanë  shpesh mjete bujqësore nëpër fshatrat e Vitisë  e në  Debelldeh kjo nuk ndodhë. Ne  nuk jemi kundër ndarjes së këtyre ndihmave për të tjerët që kanë nevojë për to  por ndarja e tyre për nevojat e tona janë shumë më të mëdha  për të mbetur gjallë këta banorë sepse vetëm në këtë mënyrë duke u marrë me bujqësi dhe blegtori o të sfidojnë mbetjen në këtë fshat  sepse në të kundërtën fshati do të boshatiset e për të mos ndodhë kjo i bëjmë apel institucioneve  qendrore dhe lokale  që të ju dalë në ndihmë këtyre banorëve të Debelldehut dhe të gjitha  fshatrave rurale të komunës ! Aziz Zuka

 

 

You Might Also Like