Futboll

Sërish lëndohet Shameti

SC Gjilani ka marrë një goditje të rëndë përpara fillimit të stinorit pranveror të kampionatit, derisa e ka humbur mbrojtësin Ylli Shamti, raporton Gazeta “Sheshi”.

Si për ironi të fatit Shameti posa e kishte kaluar lëndimin që e mbajti jashtë fushave të blerta për gjithë stinorin vjeshtor të kampionatit.

Mbrojtësi gjirokastrit është lënduar në duelin miqësorë të cilin ‘kuqebardhët’ e zhvilluan në vikend përballë skuadrës së Vitisë (1-1).

Gazeta “Sheshi” mëson ekskluzivisht se Shameti tashmë ka udhëtuar drejt Tiranës për të përshpejtuar procesin e rikuperimit, pasi që ka një zgjatje në ligamentet e këmbës afër tendinës së akilit.

Me shumë mundësi ai pritet ta humbasë ndeshjen e çerekfinales ndaj Drenicës dhe ndeshjen e parë kampionale ndaj Dritës, megjithëse po e bën të pamundurën për tu riaftësuar për këtë duel. /Gazeta Sheshi/

You Might Also Like