Futboll

Nuhiu: Kemi marrë enërgjinë e kërkuar, gati për stinorin e ri

Në prag të ndeshjes së 19-të kampionale, njëherit e para për stinorin pranveror klubi ynë, FC DRITA ka mbajtur konferencë për media.
Kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Leotrim Rexhepi folën për përgatitjet parasezonale, stinorin e ri dhe ndeshjen e nesërme, FC DRITA – KF Feronikeli, takim ky që zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin e Ulpianës në Lipjan.
Kryetrajneri Nuhiu theksoi se rrespektojnë kundërshtarin e nesërm, por FC DRITA synon tri pikët e para për këtë stinor.
“Nesër do të kemi një kundërshtar që duhet ta vlerësojmë dhe rrespetojmë në maksimum, sepse duke vlerësuar kundërshtarin do të tregojmë dhe rrespektojmë edhe vlerat tona si skuadër. I gjithë fokusi për ndeshjen e nesërme, sepse është një tre pikësh shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë”, ka thënë filimisht Nuhiu.
Ndërsa, futbollisti Leotrim Rexhepi tha se DRITA është e përgatitur, e fokusuar dhe gati për pjesën tjetër të edicionit.
“Faza përgatitore ka shkuar shumë mirë dhe jemi përgatitur në të gjitha aspektet, jemi përgatitur maksimalisht për një fillim kampionat të mbarë. I njohim cilësitë e Feronikelit dhe në situatën në të cilen gjendemi do të vazhdojmë t’i qasemi me seriozitet ndeshjeve një nga një për të marrë më të mirën”, ka thënë Rexhhepi.
Trajneri ynë, Ardian Nuhiu vlerësoi fazën përgatitore parasezonale, e cila sipas tij e ka ndihmuar DRITËN në aspektin taktik dhe atë psikologjik.
“Në fazën përgatitore parasezonale kemi punuar në aspektin fizik, taktik dhe psikologjik të skuadrës. Jemi munduar të marrim më të mirën nga futbollistët, kemi zhvilluar ndeshje shumë cilësore në Turqi me kundërshtarë të fortë dhe në ndeshje të tilla e vlerëson skuadrën se sa është përmirësuar. Jemi munduar të përmirësojmë çdo detaj, të kompletohemi dhe të jemi sa më të balancuar e të reagojmë kur duhet. Jam munduar që skuadrën ta përgatisë edhe në aspektin psikologjik dhe ta bind se duhet të fitohet cdo ndeshje, sepse do të jetë një garë e fortë me rivalitet deri në fund të kampionatit”, theksoi Nuhiu.
Sa i përket organizimit dhe zhvillimit të ndeshjeve si vendas, trajneri Nuhiu njoftoi se FC DRITA pritet që ndeshjet e tjera të rikthehet e t’i zhvillojë në stadiumin “Selami Osmani – Bezi” në Gjilan.
Konferencën e plotë mund ta ndiqni në faqen zyrtare të klubit në Facebook, https://fb.watch/b6ahhFF8vw/

FC DRITA⬜🟦

You Might Also Like