Gjilan, 20 maj 2020 – Komuna e Gjlanit i ka dorëzuar të mërkurën donacionin e bashkatdhetarit nga Zvicra, Flamur Bunjaku, për shoqatën Handikos, përkatësisht njerëzve me nevoja të vecanta që përfshihen 13 shtretër hidraulik dhe 3 kada për banjo.
Në ceremonë e dorëzimit ka qenë i pranishëm kryetari Lutfi Haziri, nënkryetari Arbër Ismajli, babai i donatorit, Sabri Bunjaku dhe përfaqësues të Handikosit, Fatmir Shurdhani e Afrim Maliqi.
Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se ky donacion është dhurata më e mirë që e kanë marrë gjatë muajit të Ramazanit, duke shprehur falënderim për të dhe për të gjithë bashkatdhetarët për mbështetjen e madhe ndaj Gjilanit.
Nënkryetari Arbër Ismajli, e ka falënderuar donatorin Flamur Bunjaku i cili i është bashkangjitur aksionit të Komunës për furnizim
me shtretër për Qendrën e Kryesore të Mjekësisë Familjare, disa Ambullanta dhe banjot, të cilët do të jenë lehtësim i madh për ta.
Menaxheri i Handikosit në Gjilan, Fatmir Shurdhani dhe drejtori i Handikosit në nivel të Republikës, Afrim Maliqi, kanë falënderuar Flamur Bunjakun për këtë mbështetje të madhe, duke thënë se lehtësojnë shumë punën për paraplegjikët dhe tetraplegjikët.