Futboll

A do të jetë kjo ndeshja e fundit që përcillet nga Shkolla e Muzikës

 

Pandemia ka larguar tifozët nga tribunat, kurse ata më të flaktit si zgjidhje të përkohshme e kanë gjetur përcjelljen e ndeshjeve nga Shkolla e Muzikës që është në ndërtim.

Edhe ndeshja Gjilani – Llapi ka zgjuar kërshërinë e shikuesve, por edhe kësaj radhe dyert e stadiumit ishin të mbyllura shkaku i pandemisë.

Është paraparë që nga ndeshjet e radhës, shikuesve t’u mundësohet që të jenë të pranishëm në tribuna, por që të dy ekipet gjilanase ndeshjet e tyre do t’i zhvillojnë si mysafirë, Drita do të jetë mysafire e LLapit në Podujevë, kurse Gjilani do të udhëtoj në Drenas për t’u përballë me Feroniklin.

You Might Also Like