Gjilan

Ismet Hajdini zgjidhet kryetar i degës së AKR-së në Gjilan

Dega e AKR-së në Gjilan, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të saj këtë të shtunë dhe ka zgjedhur organet drejtuese. Në prani të delegatëve, besimin e tyre për të udhëhequr me degën e mori Ismet Hajdini, kurse nënkryetarë janë zgjedhur Nuhi Nuhiu, Kujtim Shahiqi, Arbëresha Islami, sekretar Arianit Ibrahimi si dhe është zgjedhur kryesia e degës, Vana Jerliu Ramadani, Turhan Maksuti, Tefik Ibrahimi, Klodina Krasniqi, Drita Maliqi, Aid Berisha, Edona Jerliu, Gëzim Ibrahimi, Dashnim Behluli, Saranda Halimi, Fatih Mshica, Ibrahim Qerimi, Marigona Byqmeti, Merita Hyseni, Vjollca Kqiku, Sami Spahiu, Avdylakim Murati, Ramiz Ismajli dhe Shemsedin Ramushi.

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli ka thënë se të gjithë të tjerët që nga paslufta e këndej vetëm kanë premtuar por nuk anë pas sukses, ndërsa AKR që nga themelimi ka vizion të saj zhvillimin ekonomik të vendit, andaj ka kërkuar nga qytetarët të fokusohen në programin zhvillimor të këtij subjekti dhe t’i besojnë sepse AKR është për zhvillim ekonomik të vendit sepse vetëm zhvillimi i tillë mundëson mirëqenien e qytetarëve, perspektivën e tyre, një jetë më të mirë, një shtresë shoqërore të shëndosh dhe mundësi punësimi.
Presidenti i AKR-së ka thënë se me këtë garniturë të politikanëve nga paslufta e këndej Kosova nuk ka pas dhe nuk ka perspektivë andaj qytetarët duhet t’i kthejnë sytë ka programi i AKR-së, shkruan 2L ONLINE.

Pacolli ka thënë se Kosova është vend i vogël dhe ajo duhet të fokusohet në zhvillim ekonomik të saj e jo në politikbërje të niveleve edhe për të tjerë. Ai edhe për Gjilanin tha se nuk ka pas ndryshime dhe zhvillime dhe gjendja edhe këtu është e keqe pa ndryshime për të mirë, andaj AKR po kthehet këtu fuqishëm dhe Gjilanit i duhet AKR-ja. Pacolli tha se AKR e do Gjilanin, e do Kosovën, ka program të zhvillimit, ka potencial dhe njerëz të suksesshëm dhe këto i duhen edhe Kosovës edhe Gjilanit.

 

 

 

You Might Also Like