Viti

Komuna e Vitisë përfiton pajisje për menaxhim të mbeturinave në kuadër të Grantit të Performancës-Mjedisi i pastër

Gjatë raundit të parë të Grantit të Performancës-Mjedisi i pastër , në kuadër të projektit „Shërbime të Qëndrueshme Komunale“ GIZ, komuna e Vitisë ka përfituar pajisje për menaxhimin e mbeturinave. Bazuar në këtë, kryetari Haliti sot ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me GIZ-in gjerman, nëpërmjet së cilës parashihet edhe bashkëfinancimi për të vazhduar investimin në kontejnerë për ekonomi familjare të kapacitetit 120L.

Momentalisht, komuna e Vitisë ka pranuar 1,700 kontejnerë për ekonomi familjare, me kapacitet prej 120L nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, në vlerë prej 32,300 euro, si pjesë e bashkë-financimit të skemës së grantit, e cila shumë do të zbritet nga vlera totale e shpërblimit prej 95,660 euro.Aziz Zuka

You Might Also Like