Nënkampioni i Kosovës, Gjilani do të ketë punë me skuadrën nga SP Tre Penne nga San Marino, shkruan GazetaSheshi.
Për dallim nga vitet e tjera, për shkak të pandemisë, ndeshjet nuk do të luhen me sistemin vajtje-ardhje, por me vetëm një takim.
Ndërsa, klubi gjilanas sot ka mësuar emrin e gjyqtarit që do ta ndaj drejtësinë në ndeshjen e Ligës së Evropës, kundër Tre Penne. UEFA gjyqtarin kryesor të ndeshjes e ka caktuar Alex Troleis nga Ishujt Faroe, me asistent Dan Petur Pauli Hojgaard dhe Jorleif Djurhuus. Kurse gjyqtari i katërt Eiler Rasmussen.
Takimi, Tre Penne – Gjilani do të zhvillohet me 20 gusht në ora 21:00 në stadiumin kombëtar te San Marinos “Stadio Olimpico di Serravalle”.
/GazetaSheshi/