Gjilani ka përforcuar portën, teksa ka rikthyer nga huazimi Petrit Terziun.
Terziu ishte pjesë e Vitisë në stinorin vjeshtor, si i huazuar nga “Skifterat”, por tashmë Bylbyl Sokoli ka vendosur ta rikthejë atë në skuadër.
Terziu shihet si alternativë e mirë për portierin e parë, Enea Koliqin.
Vetëm 10 gola të pësuara në Grupin B të Ligës së Parë dhe paraqitjet e mira me skuadrën e Vitisë e bindën Gjilanin që ta rikthejë portierin në skuadër.
Drejtori sportiv i Gjilanit, Sevdail Robelli, në një intervistë për “Olle”, ka konfirmuar rikthimin e Terziut.
“Informacioni juaj është i saktë, e kemi rikthyer Terziun. Ai gjithashtu na është bashkangjitur në fazën përgatitore të cilën po e zhvillojmë në Shqipëri” – tha Robelli.