Ka ndërruar jetë nga sëmundja e Leukemisë Akute i riu kosovar, Dren Ukshini, bëjnë të ditur familjarët e tij, transmeton Gazetasheshi.com.
Dreni njihet si një djalosh tejet pasionant dhe një tifoz i zjarrtë i Klubit Futbollistik “Drita” dhe me këtë rast ka lënë të pikëlluar mijra anëtarë ‘bardhekaltër’.
Edhe tifo grupi “Intelektualët” përmes një publikimi në llogarinë e tyre u kanë shprehur ngushëllime gjithë familjarëve dhe anëtarsisë së tyre.
“Intelektualë dhe qytetarë të Gilanit ju njoftojmë se sot ndërroi jetë një tifoz dhe kampion i vërtetë i klubit tonë.
Dreni na la zbrasur një vend në tribina por asnjëherë në zemrat tona. Do të kujtojmë gjithmonë Dren Kampioni!
Intelektualët shprehin ngushëllime familjës Ukshini dhe gjithë shoqërisë”, thuhet në njoftim.
/Gazeta SHeshi/