Futboll

U operua Kastriot Rexha

Ditë më parë Drita kishte njoftuar se sulmuesi Kastriot Rexha do t’i mungojë klubit për pjesën e mbetur të sezonit.

Lëndimi në gju që i kishte shkaktuar probleme preh kohësh, bëri që operimi të jetë i pashmangshëm.

Përmes një postimi në Facebook, klubi Dritës ka njoftuar se Kastriot Rexha i është nënshtruar operimit dhe e ka kaluar atë me shumë sukses.

Njoftimi i plotë nga FC Drita:

“Kastriot Rexha e kryen me suksesë operimin Lojtari ynë Kastriot Rexha sot i është nënshtruar operimit të gjurit të cilin e kaloi me shumë suksese. Rexha prej kohësh kishte probleme me gjurim e majtë dhe operimi ishte i pashmangshëm. Shërim të shpejt Rexha, do të kthehesh edhe më i fortë”.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like