KULTURA

Gjilani shpall më të dalluarit e vitit 2020/21 në kulturë

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, në kuadër të shënimit të 22-vjetorit të Gjilanit, ka ndarë mirënjohje edhe për sukeseset në fushën e kulturës.

Në artin letrar është nderuar shkrimtari Mehmetali Rexhepi, në artin skenik është nderuar Raif Haziri (post mortum), Hasan Bunjaku e Erson Zymberi.

Në artin muzokor është nderuar me mirënjohje Hamit Aliu (post mortum), për kontributin në artin skenik Sali Musliu, për kontributin në trashëgiminë kulturore është nderuar Lumnie Mustafa – Pajaziti e Anila Aliu, derisa është nderuar me mirënjohje edhe Bejxhet Durmishi – librar në bibliotekën Fan S. Nolin, dega në Pogragjë.

Ndërkohë, për kontribut si pjesë e shoqërisë civile është nderuar me mirënjohje Arjeta Maka.

You Might Also Like