Futboll

Edis Mulaliq, kryetrajner i KF Deçiçi flet para ndeshjes me Dritën

 

Në vigjilje të ndeshjes Drita – Deçiçi, mysafirët nga Tuzi kanë mbajtur një konferencë shtypi në Stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, në të cilën janë paraqitur kryetrajneri Edis Mulaliq, kryetari i Klubit, Pal Dreshaj dhe lojtari më i mirë i këtij ekipi e që njëherit është edhe reprezentues i Malit të Zi, Kristjan Vulaj.

Kryetrajni Edis Mulaliq, ka theksuar se KF Deçiçi sivjet feston 95- vjetorin e themelimit dhe vitin e kaluar e arritëm tonë dhe nesër na pret një lojë shumë e vështirë dhe nga lojtarët e mi kam kërkuar që ëndrrën ta bëjnë realitet dhe që ta prezantojmë futbollin malazez në mënyrën sa më të mirë. Kemi shumë përgjegjësi, andaj kërkoj që lojtarët që të japin gjithçka nga vetja ngase përballë kemi një ekip shumë të mirë, i cili qe disa vite luan në Evropë, ata e kanë përvojën më të madhe se sa ne. Ata e kanë rolin e favoritit. Edhe ne edhe ata kemi lojtarë që na janë larguar dhe lojtarë të ri që kanë ardhur. Të gatshëm e presim lojën.

Tereni nuk paraqet përparësi, ngase kjo fushë nuk është e Dritës e as e jona, edhe në ndeshjen kthyese do të jetë njëjte, ngase luajmë në Podgoricë, andaj terreni nuk paraqet ndonjë përparësi. I kam përcjellë disa ndeshje të Dritës dhe besoj se do të zhvillojmë një ndeshje të mirë.

Kryelajmi.com

 

You Might Also Like