LAJME

Mbahet projekti OWIS sot në Gjilan e cila sjell metodë inovative të mësimit

Projekti OWIS implementimet në komunat e Gjilanit dhe Lipjanit për të rinj të të gjithë komuniteteve. Metoda inovative e mësimit me anë të filmit së pari ka filluar në Republikën Çeke dhe tani People in Need e sjell në Kosovë. Projekti mbështetet nga PIN dhe PSI si dhe nga qeveria dhe populli britanik. Gjithashtu planifikohet hapja e shkollës së programimit pa pagesë për të gjitha komunitetet si dhe vizita shkëmbyese të të rinjve Kosovë-Serbi. Në të ardhmen mendohen edhe mundësi për Social Start Ups. Ajo me te cilën mburret PEN është programi UPSHIFT që është një nga 3 programet më të mira të UNICEF. I ftuar ishte ambasadori britanik në Kosovë i cili mbajti fjalim hyrës në gjuhën shqipe dhe pastaj vazhdoi me fjalë shumë motivuese në gjuhën angleze. “Don’t allow others to decide for you decide for yourself” që në gjuhën shqipe është: “Mos lejo të tjerët të vendosin për ty, vendos vet për veten” thotë ambasadori. Drejtori i People In Need tregon për punëtoritë e PIN dhe bashkëpunëtorëve të tyre dhe pret rezultate nga OWIS. Pastaj u shfaq dokumentari “Just eat it” që flet për ndikimin e mbetjeve ushqimore në mjedis. Në fund u mbajt një koktej për pjesëmarrësit, në mënyrë që të rinjtë të socializohen me njëri tjetrin.

Autorë: Albin Zharjani, Jona Kallaba, Kledia Mehmeti

 

You Might Also Like