KULTURA

Përfundoi festivali ndërkombëtar i filmit Dokufest

 

 

Ka përfunduar dje edicioni jubilar, i 20-ti me rradhë i festivalit ndërkombëtar të filmit dhe dokumentarit të shkurtë, Dokufest.

Festivali u mbajt në Prizren, në teatrin e hapur “Lumbardhi” dhe në Shtëpinë e Kulturë, nga data 6 deri më 14 Gusht.

Këtë vit pjesë e festivalit ishin 106 filma, për të prezantuar 60 shtete të ndryshme. Këta garuan për 6 çmimet kryesore, duke përfshirë çmimin ballkanik, internacional, të publikut, çmimin për të drejtat e njeriut, çmimin e ‘gjelbërt’, çmimin e së vërtetës, e kështu me rradhë.

Filmat u vlerësuan nga juria profesionale e përbërë prej: Ivan Ramljak, Marko Stojiljković, Norika Stefa, Abby Sun, Gürcan Keltek, Mahdi Fleifel, Enis Saraçi, Ruken Tekeş,Tom Grimshaw, Nita Luci, Wouter Jansen, Ziad Kalthoum, Ahmet Gürata, Brigid O’Shea, Jeton Jagxhiu, Claire Simon, Dea Gjjinovci dhe Svetla Turnin.

Ndonëse shumë filma kosovarë fituan mirënjohje, filmi “Një fëmijë” (ang: Child) u zgjodh filmi më i mirë ndërkombëtar, ndërsa filmi “Vozitësi”(ang:Driver), krijim i Valter Lucaj, u vlerësua me çmimin e publikut.

Ndërkaq, filmi më i mire i festivalit u zgjodh “Reconciliation” nga Marija Zidar, bashkëproduksion slloveno-kosovar.

Përveq shfaqjes së filmave, gjatë festivalit kishte edhe performime të muzikës elektronike e muzikë live nga këngtarë të njohur.

Jo rastësisht është ndër festivalet më të rëndësishme të filmit, në Evropë e më gjerë. Festival i vlerave të larta artistike, ku pos të tjerash, çdo film e më tepër, përcjell mesazhe të vlefshme për shoqërinë.

Ronë Dërmaku

You Might Also Like