Gjilan

Malisheva e Epërme dhe Capari të bashkuar për ndryshim! 

Malisheva e Epërme dhe Capari të bashkuar për ndryshim!
Takimi, që i parapriu ecjes në Malishevë të Epërme e në Capar bëri që të njoftohemi me problemet e banorëve atje. Është e çuditshme se pas tërmetit të vitit 2002, në Capar zona e cila është vlerësuar si e pabanueshme, tani ka shtëpi dhe familje që jetojnë në to. Në Malishevë të Epërme disa lagje  janë të pakyçura në sistemin e ujërave të zeza.
Qeveritë e kaluara i kanë lënë anash qytetarët e indinjuar, të cilët përkrahjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE! në këto zgjedhje e kanë të parezervë.
Kryetari Alban Hyseni bashkë me kandidatët për asamble Bedri Asllani, Florentina Vokshi, Doruntina Hasani, Bejtullah Osmani e Naser Ahmeti u zotuan para të pranishmëve se qeverisja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në krye me Alban Hysenin, do jetë e barabartë për të gjithë, pa dallim.

You Might Also Like