Libri

“Agmia” përmbledh të arriturat e “Flaka e Janarit”

Numri më i ri i revistës letrare – kulturore AGMIA, organ i Ars Clubit “Beqir Musliu”, sapo ka dalur prej shtypit. Brenda 112 faqeve të këtij numri, një hapësirë e konsiderueshme i kushtohet shkrimtarit dhe studiuesit të letërsisë, prof Anton Nikë Berishës, si dhe Manifestimit kulturor tradiicional, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, ediicioni i shtatë.

Paraqitja e këtij studiuesi dhe romansieri të shquar, i cili para dy vitesh ishte dhe fitues i Çmimit letrar “Beqir Musliu”, nis me një shkrim përgjithësues të Sabit Rrustemit, “Anton Berisha një krijues i rrallë dhe i gjithanshëm”, për të vazhduar më pas me botimin e disa poezive nga tri përmbledhjet e tij poetike, “Ujëvarë drite në zemër”, “Prushi i bukurisë” dhe “Frymësi e fjalës”. Nga proza, botohet një fragment nga romani “Gjin Bardhela i arbëresh& Etje e gurëzuar”, kurse nuk janë lënë anash as një serë vështrimesh letrare për një seri veprash , botuar viteve të fundit nga ky autor, qoftë në Kosovë apo dhe në Itali, në gjuhën italiane, ku patën një jehonë të theksuar.

Kështu, rreth përmbledhjes poetike “Prushi i bukurisë” e cila është botuar italisht po, edhe shqip, me vështrime paraqiten Agron Tufa,Françesko Fuska e Demetrio Emanuele.

 

Rreth romanit “Etje e gurëzuar”, botuar para tri vitesh në gjuhën italiane, shkruan Debora Rocco, kurse për romanin “Ëndrra e erës” që i përkushtohet të shenjtës Nënës terezë, botuar gjithashtu dhe në gjuhën italaiane, një vështrim të thuktë e kemi nga Alessandro Gaudio.

 

Të pavërejtur nga kritika nuk kanë shpëtuar as dy romanet më të reja të Anton Nikë Berishës, “Ferri i lodhur” ( 2007 ) si dhe ” Gjin Bardhela i arbëresh & etje e gurëzuar” ( 2002 ) për të cilat shkruajnë, Fatmir Minguli ( Tiranë ) dhe Nexhat Rexha ( Dardanë ).

 

Pjesa e dytë e numrit 19-të të revistës letrare – kulturore i përushtohet Manifestimit tradcional kulturor, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, ediicioni i shtatë 2016, nga i cili manifestim paraqiten vështrime letrare për disa nga veprat më të reja, botuar nga Shtëpia Botuese “Beqir Musliu” si, libri publicistik ” Vlerësime dhe opinione” i Izmi Zekës”, për të cilin shkruan Nexhat Rexha, për katër librat poetik të Ahmet Osmanit, botuar viteve të fundit po nga e njejta Shtëpi botuese për të cilat shkruan Arsim Halili, si dhe për librin poetik të Sabit Rrustemi, “Pa një vdekje mbes” për të cilin shkruan Naxhije Gashani.

 

Revista AGMIA , përmes “Vjeshtës letrare të Gjilanit, sjell për lexuesit e saj edhe disa nga poetët e Drenicës si, Adem Gashin, Izet Abdylin, Naxhije Gashanin, Xheladin Mjekun, Mustafë Hoxhën e Halil Xanin, të cilët paraqiten me nga tri poezi si dhe një shkrim hyrës të Izet Abdylit.

 

Edhe poeti mërgimtar, Ahmet Osmani, në këtë numër paraqitet me një cikël poezish.

 

Te kronika kulturore e këtij numri, vend kanë zënë edhe dy numrat paraprak të kësaj reviste, numri 17 e 18, të cilët u përuruan gjatë Manifestimt “Vjeshta letrare e Gjilanit.

You Might Also Like