Shkruan: Izmi Zeka
Rolin e veçantë në histori e luajnë figurat qendrore të saj, ata që për kohën dinin, mundën edhe kishin guximin të shprehnin hapur vullnetin e popullit. Portretizimi i tyre shihet mbi vlerat dhe të arriturat e një kombi, mbi vlerat e ndërtuara në bazën e shtrirjes së vullnetit shpirtëror të një populli. Ndër ata që u flijuan dhe mbetën sinonim për breza është edhe Reshat Ymeri, djaloshi që ra në përballje në Dardani të Gjilanit me forcat serbe në janarin e vitit 1990. Miti serb po bie, ku Reshati në ballë të protestave mbinatyrshëm ra heroikisht për të mos vdekur kurrë. 27 vite ikën e dëshmori palëkundur i qetë reflekton lirinë dhe jetën tonë. Nuk ka më shumë se jeta të jepet për atdhe. Reshati u bë binom i shtetësisë së Kosovës.