Pas ndeshjes është deklaruar kryetrajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, i cili shprehet i pakënaqur me vendimet e gjyqtarëve në këtë ndeshje dhe me funksionimin e sistemit VAR.
‘Në vend se ne të luajmë me një lojtar më shumë, vjen momenti që ne të luajmë me një lojtar më pak. Ishte kartoni i dytë për kundërshtarin, kurse gjyqtarët as nuk marrin guxim ta shikojnë VAR-in. Në momentin e parë neve na ndëshkojnë. Kjo organizatë që i dërgon gjyqtarët këtu duhen të jenë më kredibil. Kemi gjashtë kartonë të kuq, kemi gjashtë penallti kundër dhe asnjë penallti për Dukagjinin. Jemi larg ekipi më i dëmtuar në të gjitha sferat sa i përket lojës së futbollit. Nuk po kërkojmë asgjë me na fal, vetëm korrektësi.
‘Sa i përket ndeshjes kur ishte rezultati 2-0 neve na interesoj me i ndërrua lojtarët, i futëm 5 futbollistë tjetër sepse nuk kishim çka me marrë nga kjo ndeshje duke e parë edhe fushën e renduar. Por, problemi është tek dëshpërimi sepse pas pjesës së parë të gjithë thonë se nuk po kemi për çfarë me luajt, është e vështirë kundër këtyre njerëzve. Sistemi VAR po funksion sipas qejfit’, tha Dallku mas ndeshjes.