Klubi i Futbollit Gjilani ka barazuar në ndeshjen miqësore që e ka zhvilluar këtë të mërkurë në Shqipëri. Ekipi bardh e kuq është ndarë me rezultat të barabartë me ekipin shqiptar Turbina, me të cilin ka luajtur baras 1:1.
Golin e vetëm për ekipin gjilanas e ka shënuar sulmuesi Gëzim Rusi.