Gjilan

Shifër rekorde, sot 2050 raste me virus

Kosova sot ka regjistruar rekord të rasteve të reja me COVID-19 që nga viti i kaluar. Vendi raportoi mbi 2 mijë raste të reja të infektuara me këtë virus sot nga testimi i 9.194 mostrave.

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 2 mije e 50  raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 462 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.371.

Njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë:

19 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.348 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.728.214 doza të vaksinës.

Deri më sot 798.225 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 40.561 doza përforëcuese dhe 2.191 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 9.194 testime, 2.050 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 462 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.371.

Në total numri i rasteve aktive është 7.266

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

You Might Also Like