Futboll

Drita e Llapi ndajnë pikët

Drita dhe LLapi kanë luajtur baras në ndeshjen e dytë të stinorit pranveror, në një ndeshje të luftuar, në të cilën golat u shënuan në pjesëlojanë e dytë. Fillimisht të parët kanë shënuar llapjanët nëpërmjet Valmir Veliut, i cili ia doli të shpërthejë nga e majta dhe mbi trupin e Malokut e futi topin në rrjetë. Krejt kjo ndodhi në minutën 51.

Më pas Drita me të gjitha forcat u hodh në sulm dhe në minutën 76 fitoi një penalti. Gjyqtari një vendim të tillë e mori vetëm pasi është konsultuar me VAR-in.

Nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte Ardian Cuculi, i cili gjuajti në këndin e majtë të poshtëm të portës llapjane.

Drita – Llapi 1:1

Drita: Maloku, Limani, Cucuili, Balde, Blakcori, Namani, Broja, Fazliu, Ajzeraj, Muja, Simonovski.

Llapi: Coric, Prençi, Veliu, Emini, Selmani, Krasniqi, Shillova, Shabani, Peposhi, Rivera, Neto.

You Might Also Like