Gjilan

PDK: Komuna e Gjilanit, mbyllë shkollën më bashkëkohore të Bujqësisë

Të mbyllet sot një shkollë moderne, si kjo e Agrobiznesit “Arbëria”, investim ky 2 milionësh, i përbashkët me “DANIDA”-n daneze, që ishte ndër shkollat më moderne në Kosovë, mbase edhe në rajon (e pajisur më inventar të ri, kuzhinë, laboratorë, kabinete, fermë me 20 krerë gjedhë, me gjithë mekanizmin bujqësor për pemetari, 3 hektar plantazhë pemësh, 0.5 hektar vresht rrushi, 0.6 hektar dredhëz, 10 shoqëri me bletë, pika të përpunimit të qumështit, të mishit, të ruajtjes së pemëve, kioske në qytet për plasim të produkteve të prodhuara nga shkolla, vetura për bartje të produkteve, etj), s’do mend se kemi të bëjmë me një nomenklaturë qeverisëse të dështuar, pa strategji zhvillimore të edukimit dhe pa vizion për të nesërmen.

Përkundër kërkesave të shumti që i kemi bërë DKA-së, për t’ua tërhequr vëmendjen për shkak të mos respektimit të kritereve, ata nuk e përfillën angazhimin tonë të sinqertë.

Për t’ia vënë drynin kësaj shkolle, komuna, gjegjësisht Drejtoria Komunale e Arsimit, fillimisht zvogëloi numrin e nxënësve ne paralele, në kuadër të shkollës, duke shtuar numrin e nxënësve në shkolla te tjera, të profileve tjera jo aq me perspektivë si kjo e agrikulturës në regjionin e Gjilanit. Ndërroi menaxhmentin e shkollës, duke larguar kuadrin arsimor nga procesi mësimor si “tepricë teknologjike” ndërkaq instaloi menaxhment jo serioz dhe të pa përgjegjshëm. Me këtë akt, veç dëmeve tjera që ka shkaktuar, tash komuna ka rikthyer regjimin e mësimit në tri ndërrime, sepse nxënësit e shkollës së Bujqësisë I ka transferuar në shkollën e mesme teknike.

Pos edukimit të mirë profesional, Shkolla Bujqësore, brenda dy viteve, kishte sjell edhe përfitime të mira materiale, duke e shtuar buxhetin e komunës, nga produktet bujqësore të kultivuara nga shkolla, deri në 21000 euro ne vit.

Vlen të theksohet, se donatori “DANIDA”, nga Danimarka, duke e parë joseriozitetin dhe papërgjegjshmërinë totale të DKA-së në relacion me investimet në Shkollën e Bujqësisë, ka ndërprerë investimin gjysmë milionësh (furnizimin me mekanizëm bujqësor për lavërtari, ndërtimin e një konvikti, etj), dhe gjithashtu, ka rrezik që donatori danez, t’i tërheq investimet që i ka bërë më herët në shkollë.

Se krejt ky marifet i pushtetit komunal të Lutfi Hazirit, rreth shkollës së Bujqësisë, nuk po bëhet edhe pa interesa dhe përfitime individuale, fletë edhe ndryshimi i vendimit të Kuvendit Komunal, përmes së cilit, ngastra prej 20 hektarësh, që ishte ndarë atë kohë për nevoja të shkollës së Bujqësisë, bartet në pronësi private të indivitëve të caktuar.

Komisioni i Bujqësisë

/Nehat SALIHU, Msc. Shkenca Bujqësore

 

You Might Also Like