Gjilan, 13 nëntor 2026 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 1 (një) muaji të miturve E. R.(1), E. R.(2), E. S. Dhe E. Sh. të cilët dyshohet për kryerjen e veprës penale vrasje në tentativë.
Sipas kërkesës së prokurorisë me datë 11.11.2026 rreth orës 10:25 minuta, në rrugën “Mësuesit e viteve të 90-ta’’ në Gjilan, të miturit në bashkëveprim me të miturit E. R.(1), E. R.(2), me dashje tentojnë ti privojnë nga jeta të dëmtuarit L. U. dhe A. Sh., në atë mënyrë që, pas një mosmarrëveshje të mëhershme në mes të miturit E. R.(1) dhe të dëmtuarit L. U., te miturit e godasin te dëmtuarit L. U. dhe A. Sh. I mituri E. Sh. me mjetë të prehtë thikë (mjet ky i përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit të rënd trupor apo dëmtimin e rëndë të shëndetit) e godet të dëmtuarin A. Sh. një herë në anën e djathtë të kraharorit dhe e godet dy herë të dëmtuarin L. U. në shpinë dhe afër boshtit kurrizor, për çka të dëmtuarit nga veprimet e tyre te miturve detyrohen të kërkojnë ndihmë mjekësorë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit – Emergjenca, e pastaj për shkak të gjendjes tejet të rënduar shëndetësore i dëmtuari L. transferohet për në QKUK në Prishtinë, ndërsa të miturit E. S., E. Sh.(2) arratisen nga vendi i ngjarjes.
Më këto veprime të miturit dyshohet të kenë kryer veprën penale vrasje në tentativë, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për të Mitur ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të miturve, duke i marrë për bazë të gjitha ato që u thanë më lart, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.



