Gjilan, 13 nëntor 2026
Më datën 13.11.2026, zyrtarët policorë nga Njësia për Sektor dhe Komunitet të Stacionit Policor ne Gjilan kanë realizuar ligjërata vetëdijesuese në dy institucione arsimore, me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe informimit të nxënësve për çështje që ndërlidhen me sigurinë dhe parandalimin e dukurive negative.
Ligjërata e parë është realizuar në shkollën “Don Bosko” në Gjilan, me nxënësit e klasave të dyta me temën “Siguria në komunikacionin rrugor”, ndërsa ligjërata e dytë është mbajtur në shkollën fillore “Skënderbeu” në fshatin Përlepnicë me nxënësit e klasave të nënta me temën ‘’Parandalimi i dhunës ndaj bashkëmoshatarëve dhe masat ligjore ndaj të miturve”.
Përmes këtyre aktiviteteve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan synon të forcojë bashkëpunimin me institucionet arsimore, të promovojë kulturën e sigurisë dhe të kontribuojë në parandalimin e dukurive negative në mesin e të rinjve.


