Telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të Shqiponja Qamil Isufi
E nderuara familje Isufi,
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta në moshë shumë të re, të familjares suaj të dashur dhe bashkëqytetares tonë të nderuar, Prof. dr. Shqiponja Qamil Isufi.
Duke ditur që ndarja nga familjari është e rëndë, në këtë moment të dhimbshëm, e tejet të rëndë, edhe pse fizikisht shumë larg, shpirtërisht ndodhem pranë familjes suaj.
Të gjithë e dimë kontributin e jashtëzakonshëm kombëtar të familjes Isufi dhe mundin e madh për shkollim jashtë vendit të Shqiponjës, e cila me arritjet e saj kulminante, na ka bërë krenarë të gjithëve.
Të rroni e ta kujtoni me aromën e dashurisë e dritën e kujtimeve që la pas për Ju, familje e respektuar Isufi.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe dashamirëve të Prof. dr. Shqiponja Isufit.
Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!
Gjilan,
28 shtator 2022