Futboll

Morina: Me rëndësi është fitorja

U djersitën shumë për të ardhur deri te fitorja, por marrë në tërësi futbollistët e Gjilanit patën shumë raste të huqura. Se patën shumë raste në ndeshje me Hajvalinë e pranon edhe Arbnor Morina, kryetrajner i Gjilanit, i cili pas ndeshjes ka theksuar se ekipi i tij po humb shumë raste dhe se kjo nuk është mirë. Megjithatë, sipas Morinës, kësaj radhe me rëndësi ishte fitorja për të kthyer vetëbesimin te ekipi.

Në ndeshjen që vjen, Gjilanin e prêt një detyrë e vështirë, ngase përballë do ta ketë Besën e Pejës, ekip që është në formë.

You Might Also Like